TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2024, 14:19

Tentoi të fuste në Shqipëri rreth 36 mijë pound pa i deklaruar, nën hetim 47-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të fuste në Shqipëri rreth 36 mijë pound pa i

Një 47-vjeçare është vënë në hetim nga policia pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri 36 000 paunde.

Sipas policisë, është sekuestruar shuma e parave.

"Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases L. B. (me shtetësi shqiptare dhe angleze), ku u gjetën rreth 36 000 paunde, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen L. B., 47 vjeçe. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje