TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2024, 11:40

U arrestua në Dubai, si Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka ofruan 1 milion euro për kokën e 'të fortit' të Niklës

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua në Dubai, si Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka ofruan 1 milion euro

Në dosjen e operacionit "Revansh' u zbulua se grupet kriminale kishin vendosur deri në 1 mln euro shpërblim për vrasjen e tij. 

Një prej personave më të kërkuar në vendin tonë, Durim Bami ka rënë në prangat e policisë në Dubai.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi më datë 15.05.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Anëtarët e grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për ‘kokën’ e Durim Bamit, ndërsa janë kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Besohet se më shumë se 16 vetë ishin vënë në ndjekje për të vrarë dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami.

Pas megaoperacionit të SPAK, “Metamorfoza 2”, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, për personat e botës së krimit në Shqipëri, dolën detaje nga dosja se si vepronin grupet kriminale për të eleminuar kundërshtarët.

Sipas informacioneve, Durim Bami kishte prishur balancat me krerët e grupeve, pasi dyshohet si autor i vrasjes së Aleksandër Ndokës. Arben Ndoka mobilizoi asetet e tij pasurore dhe kontaktet e tij me personazhe të botës së krimit apo ligjit për ta eliminuar. Ka pasur atentate me eksploziv apo rasti kur po udhëtonte me “Range Rover”, ku ndiqej kudo që lëvizte, nga 16 persona. U përdorën shumë mënyra për ta eliminuar Bamin, arritën deri aty sa të fusnin një “Helenë të Trojës”. Një vajzë që të hynte në shoqëri me të dhe të shërbente si informatore, por edhe në këtë rast nuk ia dolën, pasi atentati nuk u krye.

Bashkëpunimin kryesor për realizimin e vrasjes së Durim Bamit, Arben Ndoka e ka me Ervis Martinajn, që ka financuar për këtë qëllim, ka kontraktuar persona që të angazhohen në vrasje, si dhe ka siguruar automjete për vëzhgimin. Gjithashtu, Ndoka lidh aleancë edhe me Astrit Avdylin, me qëllim vrasjen e Durim Bamit dhe marrjen peng të vëllait të tij, Valter Bami.

Gjatë hetimeve të SPAK del në skenë edhe Emiljano Shullazi, i cili edhe pse ndodhet në burg, ka një rol kryesor në bashkëpunimin me Arben Ndokën, për realizimin e vrasjes së Bamit. Shullazi angazhon në të mision edhe Marklen Hakën. Po ashtu, Ndoka bashkëpunon edhe me Behar Bajrin për këtë qëllim.

Përgjimet: Arben Ndoka  – Ervis Martinaj

Ervis Martinaj: Janë në aksion por kemi problem me informatorët që kanë shku atje. Nuk e njohin mirë dhe më duket se është nis për ketëj. Një grup është në rrugë dhe dy grupe janë atje.

Arben Ndoka: Ke ndonjë person të lirë që të shkojë e të vendoset në Rrogozhinë. Kam çuar dikë po s’po më përgjigjet në telefon. I kam çuar gjithë njerëzit andej, ndërsa këta po presin në Shkozet. Por më duhet lajmi që Benzi po vjen. Ai është nisur me ardhë por personi që kam çuar me pa rrugën nuk po më përgjigjet. Benzi i bardhë me targa gjermane, në atë ka hip.

Ervis Martinaj: Se mos ndërron makinë rrugës kam hall.

Arben Ndoka: Kam dy makina në Ksamil dhe njërën po e tërheq, ndërsa tjetra do rrijë atje. S’ka ardhë akoma. Besoj që ka kalu me një Golf dhe me një Range. Ata që kam atje nuk e njohin, vetëm me fotografi. Do ketë ikur dhe ata po kthehen.

Ervis Martinaj: Atje rrinë te lokali që ka bërë Duri. Aty t’i bluajmë se e marr vesh nga Gent Koçi. Shumë afër e mban atë Gent Koçin ku…, por këtë e kemi në xhep se i kam fut një shoqen time.

“Sot në datë 12.06.2024 është arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë shtetasi Durim Bami datëlindja 29.10.1979 pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles se Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin Nr.49 Date 15.05.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për këtë shtetas për veprat penale;

“Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndeve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet, 80, 284, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal. Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone”, thuhet në njoftimin e policisë.

ervis martinaj arben ndoka 1 mln euro

Lini një Përgjigje