TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2024, 22:20

E rëndë në Vlorë/ Banesa shkrumbohet nga flakët, humb jetën i moshuari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Vlorë/ Banesa shkrumbohet nga flakët, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një i moshuar është djegur brenda banesës së tij.

Mësohet se banesa e tij u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme, në lagjen “Osman Haxhiu”.

Sipas mediave, brenda banesës ndodhej një i moshuar, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete të forcave zjarrfikëse, një ambulancë si edhe forca të policisë, por pa mundur të shpëtojnë të moshuarin i cili gjendej brenda banesës.

Ende nuk dihen shkaqet e flakëve që përfshinë shtëpinë.

Lini një Përgjigje