
3 shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle pas akuzave për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.
Policia sekuestroi më shumë se 500 kilogramë mariuhanë, afro 700 mijë euro cash si dhe një armë zjarri.
3 shqiptarët të moshave nga 28 deri në 43 vjeç të cilët funksiononin si organizatë kriminale, posedonin mariuhanë, e cila ruhej deri në sasinë e duhur për t’u dërguar në Evropë.
Grupi posedonte shuma të mëdha parash, disa automjete dhe dy shtëpi në Granada, një që kreu i bandës e përdorte si shtëpi dhe një tjetër ku jetonin dy të arrestuarit e tjerë dhe që shërbente edhe si ‘çerdhe’ për mariuhanën që blinin.
Policia gjeti dhe sekuestroi 518 kilogramë sytha mariuhane, sasi të vogla kokaine dhe hashashi, afro 700 mijë euro para cash dhe një armë zjarri së bashku me municion të dy kalibrave të ndryshëm, tre automjete, më shumë se 15 telefona dhe dokumentacion të dobishëm për trafikun e drogës.
Hetimi për këto ngjarje ka nisur muaj më parë për shkak të lidhjes mes të arrestuarve të fundit dhe të arrestuarve të tjerë për trafik droge.
Kreu i grupit jetonte në një shtëpi në Alhendín, ku një sasi e madhe parash u gjet e organizuar në tufa faturash të fshehura në mobiliet e kuzhinës.
Në shtëpinë e dytë, që ndodhet në Ogijares, policia gjeti drogën e futur në çanta, një armë dhe 140 mijë euro cash.
Lini një Përgjigje