TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2024, 12:38

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 45-vjeçari në Berat

Shkruar nga Pamfleti

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 45-vjeçari në Berat

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat pasi ishte shpallur në kërkim.

Sipas policisë, 45-vjeçari i identifikuar si Fatjon Azizolli ishte dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Fatjon Azizolli, 45 vjeç, banues në Berat, pasi me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat është dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Të njëjtat shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 32 vjeç, banues në Berat, pasi ka kanosur dhe fyer nënën e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa dokumentacion. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat", njofton policia.

Lini një Përgjigje