TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2024, 08:42

Shpërthimi i fuqishëm gjatë natës në Tiranë, policia jep detaje

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi i fuqishëm gjatë natës në Tiranë,

Një shpërthim u raportua mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje policia ka bërë një reagim zyrtar. 

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim.

Mësohet se u dëgjua një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën "Myslym Shyri", ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.

Lini një Përgjigje