TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2024, 13:12

Policia jep detaje për arrestimin e ‘Leksit të Druve’ në Itali, nisin procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Policia jep detaje për arrestimin e ‘Leksit të Druve’

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin në Itali të 47-vjeçari Aleks Ndreka, i njohur si ‘Leksi i Druve’, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit Metamorfoza.

Policia bën me dije se 47-vjeçari është akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje dhe se ndaj tij, GjKKO, më datë 23 qershor 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjithashtu, policia njofton se vijon bashkëpunimi me homologët në Itali, për të finalizuar ekstradimin e Ndrekës  në Shqipëri.

"Kapet në Milano dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 47-vjeçar i akuzuar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.

Si rezultat i informacionit të siguruar për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, nga Policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja në Milano, Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit A. N., 47 vjeç.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vijon bashkëpunimi me homologët në Itali, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit A. N., në Shqipëri."-thuhet në njoftim.

 

Lini një Përgjigje