TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2024, 12:16

Tensionohet tubimi para Bashkisë së Tiranës, protestuesit qëllojnë me vezë dhe sende të forta; lëndohet një polic

Shkruar nga Pamfleti

Tensionohet tubimi para Bashkisë së Tiranës, protestuesit

Ashtu si herët e tjera, protesta te Bashkia e Tiranës është shoqëruar me tensione. Protestuesit i kanë vënë zjarrin gomave të cilat i kanë vendosur para godinës së bashksië dhe kanë gjuajtur me vezë dhe sende të tjera drejt policisë.

Një efektiv është lënduar.

Pjesë e protestës së sotme është edhe vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Më herët policia njoftoi se kishte marrë masa për mbarëvajtjen e protestës. Qarkullimi në disa rrugë u mbyll që prej orës 09:30.

“Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, thuhej në njoftim.

 

tensionohet tubimi para bashkisë së tiranës

Lini një Përgjigje