Ka nisur protesta e radhës e Rithemelimit para Bashkisë Tiranë.
Mes protestuesve para bashkisë së Tiranës ishte dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.
Malltezi shfaqet duke pozuar për LSA, ndërsa përshëndet me dy gishta, simbol i demokratëve.
Militantët e Rithemelimit ndërkohë po grumbullojnë gomat për t’i djegur para bashkisë.

Për shkak të protestës do ketë devijim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia e Shtetit ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste, e cila pritet të jetë agresive nga protestuesit ndërkohë që efektivët kanë bliduar hyrjen e bashkisë duke vendosur edhe gardh metalik.
Lini një Përgjigje