TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2024, 10:57

Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS, diskutim për projektligjet që do të shkojnë në parlament të mërkurën

Shkruar nga Pamfleti

Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS, diskutim për

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e radhës.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Bledi Çuçi diskutoi me deputetët agjendën e javës së re dhe projektligjet që do të shkojnë në seancën plenare, e cila do të mbahet ditën e mërkurë.

Krahas raportimit të veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, raportit të ILDKPKI, pritet të diskutohet edhe projektligji për një ndryshim në aderimin e Shqipërisë në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar.

Çuçi njoftoi deputetët për takimin që do të mbahet sot në sallën e seancave plenare në kuadër të Javës së Historisë dhe Kulturës Çame, asamblenë e Partisë Socialiste që do të zhvillohet nesër online dhe takimin festiv mbrëmjen e së mërkurës me rastin e 33 vjetorit të themelimit të PS.

Lini një Përgjigje