TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2024, 10:50

Zgjedhjet në parti, Rama mbledh nesër Asamblenë Kombëtare të PS-së

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në parti, Rama mbledh nesër Asamblenë Kombëtare
Edi Rama

Ditën e nesërme (11 qershor), Partia Socialiste do të thërrasë Asamblenë Kombëtare.

Në fokus janë zgjedhjet e përgjithshme në parti. Sipas agjendës mësohet se mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, për të vijuar më pas me raportimet e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve në parti.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, do të miratohen edhe projektvendimet, përzgjedhja e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së, si edhe për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës së PS-së.

“Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftoj se më datën 11.06.2024, ora 17:00, zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për thirrjen e Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste”

Miratimi i Projekt Vendimit “Për propozimin dhe përgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS”.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për propozimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës të PS”.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për zgjedhjen e anëtarëve të Përfaqësisë, të Komisionit të Verifikimit të Mandateve dhe të Komisioneve të Votimit e të Numërimit të Votave të Kongresit të PS.

Të ndryshme”, thuhet në agjendë.

Kujtojmë që në mbledhjen e kaluar, kryeministri Edi Rama pati shumë kritika për të tijët, mes tyre ish-ministren e jashme, Olta Xhaçka apo edhe deputetin Etjen Xhafa.

rama mbledh nesër asamblenë kombëtare të ps-së

Lini një Përgjigje