
Çfarë e lidh një ish kryeministër si Massimo D'Alema me aeroportin e ri që po ndërtohet në Vlorë?
Ish kryeministri Italian D’Alema duket se e ka kthyer Tiranën në destinacionin e tij të preferuar. Ndonëse ishte në qendër të akuzave nga mediat italiane, duket se miku i Ramës nuk ka bërë asnjë hap pas dhe vijon punën. Ai është fotografuar gjatë ditës së sotme duke udhëtuar me avion në drejtim të Tiranës, ku duket se ushtron biznesin e tij të dyshimtë.
Një lajm i publikuar nga mediat italiane ka zbuluar se një vit më parë, ish-kryeministri, Massimo D'Alema, ka alternuar angazhimet e tij politike me jetën e re si sipërmarrës. Sipas dokumenteve të siguruara nga portali italian “Open”, më 7 janar 2023, D'Alema ka themeluar shoqërinë A&I Albania sh.pk në Tiranë, të cilën e kishte futur në regjistrin zyrtar shqiptar në datën 12 janar. Ajo është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (e cila në Shqipëri ka akronimin sh.pk) kapitali i së cilës zotërohet tërësisht nga D'Alema.
Ajo është një kompani për asistencë të gjithanshme për biznesmenët italianë. Sipas statutit të A&I Albania, aventura e re sipërmarrëse e D'Alemës në Tiranë ka si objekt “asistencë biznesi dhe konsulencë për persona fizikë dhe juridikë në lidhje me kërkimin dhe krijimin e mundësive të biznesit. Ajo që hedh dyshime është se kapitali aksioner i kompanisë së D”Alemas është 58, 730 lekë, i barabartë me diku 500 euro. Ndërkohë sipas medias italiane, administrimi i shoqërisë i është besuar një kontabiliste shqiptare, Majlinda Haloçi.
Por çfarë e lidh një ish kryeministër si Massimo D”Alema me aeroportin e ri që po ndërtohet në Vlorë?
Thashethemet aktualisht të mohuara nga menaxherët e tij, flasin për një interes për një fshat të ri turistik në Vlorë.
Prej disa kohësh në Tiranë qarkullojnë zëra të shumtë për aktivitetet e ish-kryeministrit italian në atë vend. Disa nga këto kanë të bëjnë me përpjekjen për të bashkuar një konsorcium sipërmarrësish italianë për të marrë pjesë në një tender të nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për ndërtimin e një fshati të madh turistik në zonën e Vlorës pak km larg aeroportit të ri i cili duhet të hapet gjatë vitit 2024.
Ai vetëm pak ditë më parë u akuzua nga RAI3 në reportazhin për Shqipërinë se ka ndihmuar Ramën në krijimin e narkoshtetit të tij.
Aq të rënda ishin akuzat se gazetari i ‘La Notizia Andrea Sparaciari në një artikull të tij shkruante se ”për ne, shumë nga faktet e raportuara ishin të njohura (përveç aktivitetit lobues të Massimo D'Alema, për të cilin ne nuk ishim në dijeni), por duke i parë ato të treguara nga një program kaq i famshëm RAI ishte një tronditje dhe pati një ndikim të madh”.
Lini një Përgjigje