TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2024, 10:13

Tritan Shehu: Podgorani pa ujë prej ditësh, në Bashkinë Këlcyrë ujësjellësat vijojnë vjedhjen

Shkruar nga Pamfleti

Tritan Shehu: Podgorani pa ujë prej ditësh, në Bashkinë

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka denoncuar se Podgorani është pa ujë prej ditësh dhe se në Këlcyrë ujësjellësat janë vetëm për të vjedhur.

Në një postim të bërë në Facebook, Shehu thotë se në Bashkinë Këlcyrë vijon i njëjti problem, ndërsa SPAK dhe prokuroria heshtin edhe pse i kanë dosjet në sitar.

“Ne Kelcyre ujesjellesat, vetem per te vjedhur

Podgorani pa uje prej ditesh, perseri.

Kur nje “ujesjelles” i ri perfundoi 6 muaj me pare!

Fondet “avulluan”, sic ka ndodhur aty dhe ne Bashkine e Kelcyres ne vazhdimesi me ujesjellesit.

Dhe SPAK, prokuroria etj, vetem “flenë” megjthëse dosjet i kane.

Ashtu si u zhduken pa sjelle uje mbi 1 M E, qe u perdoren per “ujesjellesin” e qytetit…

Por qe ne fakt sherbeu vetem si burim “shatërvanesh”, shkaterrues rrugesh.

Per te shkuar me tej tek ajo depoja misterioze e grumbullimit te ujit, qe ngeli gjithmone bosh ose plot me baltra.

Kudo keshtu ne ate Bashki, ku vjedhja nepermjet ujesjellesave eshte kthyer ne “profesion”!

Ne fakt me te gjitha investimet eshte e njejta tablo.

Sepse vetem vidhet e qytetaret ngelin pa uje, pa…..

Ndersa Kryetari i Bashkise i perfshire ne keto e shume te tjera “bema”, vazhdon te shkoje ne zyren e uzurpuar me ndihmen edhe te “patericave” aty.

Sepse drejtesia vazhdon te “pilotohet” politikisht”, shkruan Shehu në Facebook.

Lini një Përgjigje