TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2024, 17:21

Kush do ta marrë vulën e PD-së? Sefa: Presim përgjigje më 11 qershor, do pranojmë çdo vendim që merr Apeli!

Shkruar nga Pamfleti

Kush do ta marrë vulën e PD-së? Sefa: Presim përgjigje

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa duke folur për seancën e ardhshme gjyqësore të Apelit, i cili do të vendosë më 11 qershor fatin e vulës, deklaroi se PD-ja zyrtare do të pranojë çdo lloj vendimi.

Në një intervistë për “Ora News”, ai deklaroi se shpreson që më 11 të merret një vendim dhe të mos ketë më zvarritje të procesit gjyqësor për këtë çështje.

Ne shpresojmë që më datë 11 të marrë fund i gjithë procesi gjyqësor në lidhje me lejimin e drejtimit të të gjithë organeve të Partisë Demokratike.

Gjykata e Lartë i ka kërkuar në dhjetor Apelit që ta gjykojë edhe një herë në themel këtë çështje dhe të japë një përgjigje përfundimtare. Dhe ky është për ne një vendim i drejtë dhe i mirëpritur, dhe në datë 11 të japë tashmë një përgjigje përfundimtare. Më në fund erdhëm në këtë ditë dhe demokratët të jenë të kthjellët dhe të çliruar nga e gjithë kjo situatë. Besoj se data 11 do të jetë një datë vendimtare dhe t’i japë zgjidhje përfundimisht kësaj.

E kam thënë disa herë dhe po e përsëris dhe nga kjo studio që ne do të pranojmë çdo vendimmarrje të Gjykatës së Apelit”, u shpreh ndër të tjera Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa.

sefa

Lini një Përgjigje