
Zëdhënësja për antikorrupsion në PD e Rithemelimit Genta Vangjeli, ka denoncuar se dhëndri i Arben Ndokës, Arian Tuku ka marrë tendera miliona eurosh.
Ky i fundit u arrestua në Itali me urdhër të SPAK dhe akuzohet se ka tentuar të vrasë dy persona.
Vangjeli tha kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i besoi dhëndrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme, teksa shton se bashkë me Ramën sigurojnë mbajtjen e pushtetit dhe mandateve në vijim.
Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se Arian Turku është pronar i Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018 dhe iu është besuar procesi i rindërtimit me kontrata të majme.


“Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë i besoi dhëndrrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme. Eurocompany shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 Prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”, shprehet Vangjeli.
Ajo theksoi se, sipas të dhënave të Spending Data, Eurocompany ka përfituar 1.7 milion euro vetëm nga Qershor 2021 deri Dhjetor 2022.
"Arian Tuku i arrestur pas zbardhjes së bisedave në SKY EÇ mes bosëve të krimit dhe njerzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim.
Arian Turku është pronar i subjektit Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018.
Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë i besoi dhëndrrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme.
Eurocompany shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 Prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”.
Sipas të dhënave të Spending Data, një burim serioz për të evidentuar lidhjet e pushtetit me korrupsionin, që ka mbetur pa financime pikërisht për të të pamundësuar nxjerrjen e të dhënave që vërtetojnë këto lidhje, Eurocompany përfitoi 1.7 milion euro vetëm nga Qershor 2021 deri Dhjetor 2022.
Qarku i klikës kriminale në pushtet mbyllet sipas formulës: Zhvat Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet dhe vidh zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë!
Kështu Pjerin Ndreu dhe Edi Rama sigurojnë mbajtjen e pushtetit dhe mandateve në vijim.
Pasi dekriminlizimi u largon Arben Ndokën, ai fut dhëndrrin në lojë nëpërmjet Pjerin Ndreut me lejen e Edi Ramës në mënyrë që edhe pse kokat ndryshojnë, pushteti të vazhdojë.
Nuk thonë kot: të gjithë rilindësit e kuq një turi kanë!", deklaroi Vangjeli.
Lini një Përgjigje