Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalimit në tubimin poshtë banesës së tij ka hedhur akuza të tjera lidhur me sistemin TIMS. Ai thotë se ky sistem është manipuluar, me qëllim që të mos lexohen hyrje-daljet e disa personave.
Berisha përmendi emrin e Tedi Malavecit, teksa thotë se për të dhe persona të tjerë, TIMS nuk kryente asnjë kërkim. Malaveci, thekson Berisha është dënuar në Holandë për trafik droge, ndërsa në Shqipëri është në krye të shërbimit kombëtar të përmbaruesve.
“Do më lejoni t’u lexoj sonte para jush dhe shqiptarëve një dokument zyrtar. Ky dokument i drejtohet nga dy punonjës Çeliku dhe një tjetër, Kraca, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit madhor, Muhamet Rrumbullaku. Ka datën 20.12.2023.
Në këtë dokument shkruhet:
I nderuar zoti drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Me qëllim përmirësimin e problematikës së hasur me datën 9.11.2023 me sistemin E-Gates dhe TIMS, me autorizimin tuaj erdhi zoti Neritan Maliqi, ish-punonjës i ICITAP dhe zhvillues i sistemit TIMS (është fjala kjo për vitin 2009). Gjatë hetimit të shkakut të mosfunksionimit të sistemeve u vu re se problematike gjenerohej në serverin TIMS, kodi i këtij servili ishte ndërruar pak ditë para datës 9.11.2023.
Duke u përpjekur të kuptohet ndryshimi i ndodhur, stafi i sektorit të sistemeve ktheu në kopje back-up të këtij serveri të datës 19.5.2023. Kopja e rikthyer u ekzaminua për të kuptuar mënyrën e funksionimit të këtij serveri, pasi departamenti i teknologjisë së informacionit, siç jeni vënë në dijeni edhe më parë. nuk disponon asnjë nga kodet e sigurisë të asnjërit prej sistemeve të sigurisë pasi nuk janë depozituar sipas procedurave standarde të punës. (Nuk janë depozituar sepse i janë dorëzuar kriminelëve).
Gjatë ekzaminimit të serverit të kthyer në back-up, u dallua se për një grup prej 5 dokumentesh udhëtimi të tipit pasaportë, sistemi nuk kryente kërkimin në TIMS-in kriminal. (E kuptoni që për këto pasaporta e kishin verbuar dhe shurdhuar sistemin me program). Duke sjellë kështu moskontrollin e tyre. (Sepse ishte dhënë komanda që duhen injoruar këto pasaporta).
Këto dokumente të injoruara u përkasin:
1.Tedi Malaveci, trafikant droge i dënuar në Roterdam vite të tëra, sot i emëruar nga Ulsi Manja dhe Edi Rama në krye të shërbimit kombëtar të përmbaruesve.
2.Aida Shuap Jaupllari.
3.Bruno Mario Veizaj, i gjithkudogjendshmi në çdo lloj krimi dixhital.
4.Nevila Cako Xoxa.
5.Lorela Shehu
Siç jeni në dijeni, sistemi E-Gates dhe TIMS kriminal janë sisteme të ndryshme nga Bruno Veizaj gjatë kohës që ai punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pra, Bruno Veizaj kishte ndërhyrë në sistem që të lexonte pasaportën e secilit prej jush, por jo të Bruno Veizaj kur Bruno transportonte drojë, kur Bruno merrte misionin e krimit apo misionit të zeza, ai nuk duhej të lexohej.
Çfarë thotë informatori?
Thotë që këta persona të listuar më sipër mendojnë se kanë njohur dhe lidhje me njëri-tjetrin dhe kanë bërë qëllime për të kaluar pa gjurmë kufirin.
Pra, dhe ekzistenca është e tillë që nuk mund të mendojmë si fenomen të tillë të mundshëm në sistemet e tjera të shtetit në kohë të ndryshme dhe të tjera.
A e shihni miq se si është dorëzuar shteti në duart e kriminelëve? Se si sistemet që për hir të vendeve kombëtare janë të detyruara të bëjnë çdo zyrtar nga presidenti i Republikës e poshtë, shurdohen, foljet për kriminelët, për trafikun, për mafiozët.
Shkoni i kërkuar po të doni në TIMS kalimin e Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Ndokëve, Troplinit, nuk janë kurrkund. Nuk flasin sepse i kanë verbuar sistemet, ua kanë dorëzuar sistemet.
Tani një mund t'u bëjë një pyetje të gjithë atyre që akoma ose të paguar, ose në verbëri, insistojnë se kjo nuk është narkoshtet. Jo narkoshtet, po ky është më i rrezikshëm i shtetit, krimit dhe vjedhjeve të Shqipërisë.
Për informacionin tuaj, Taulanti me 5 mbiemra ka raportuar për këto që dëgjuan ju se nuk ka asnjë dëmtim dhe nuk ka asnjë problem me sistemin e TIMS.
Të njëjtin, veçse e ka gabim edhe njerëzor, e ka bërë i rekrutuar, i marri peng i Edi Ramës, Met Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Miqtë e mi, ky shtet i drejtuar nga kriminelët, është një rrezik i madh për jetën e çdo shqiptari. Për veprimtarinë e çdo shqiptari. Është një rrezik madhor për ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit. Është shndërruar në eksportues kryesor të krimit dhe prodhimit.
Ndaj e hëna po vjen. Ditën e hënë të gjithë te bashkia. Ditën e hënë, Erion Veliaj, një monstër njerëzor që vjedh 100 përqind të taksave të shqiptarëve, duhet të dalë për leckash nga bashkia.
Duhet të varet nga shtylla e turpit në sheshin Skënderbej. Vetëm beteja juaj, vetëm përpjekja juaj për të marrë fatin tuaj të Shqipërisë në dorë, do të sjellë shpëtimin tuaj, të ardhmes tuaj”, deklaroi Berisha.
Lini një Përgjigje