TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2024, 21:23

Fredi Beleri drejt Parlamentit Europian, i treti më i votuari te Demokracia e Re; gati të rindizet konflikti Tiranë-Athinë

Shkruar nga Pamfleti

Fredi Beleri drejt Parlamentit Europian, i treti më i votuari te Demokracia

Fredi Beleri siguron votat e mjaftueshme për eurodeputet. Sipas mediave greke, në Himarë ka plasur festa....

Kyriakos Mitsotakis duket se ja ka dalë të bëjë për vete ekstremistët grekë me kandidimin e Fredi Belerit.

“Demokracia e Re” ka fituar me një diferencë të thellë nga kundërshtarët e SYRIZA-s, zgjedhjet evropiane për Greqinë dhe sipas të dhënave aktuale Fredi Beleri do të jetë eurodeputet.

Sipas rezultateve në kohë reale nga Ministria e Brendshme, “Demokracia e Re” po fiton me 27.9% të votave dhe kryeson me një diferencë dyshifrore, pasi SYRIZA ka marrë vetëm 14.8%. Në vend të tretë renditet PASOK me 12.9%, ndërsa Zgjidhja Helenike dhe KKE duelojnë për vendin e katërt në këto zgjedhje.

Sa i takon emrave konkretë, listën e kryeson deri më tani gazetari Giorgos Attias me 37.590 vota, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis (28.746) dhe Fredi Beleri (24.141. Më pas vijnë me radhë, Eliza Vozeberg, Manolis Kefalogiannis, Eleonora Meleti dhe Vassilis Kontozamanis e minoritari tjetër Pirro Dhima.

Fredi Beleri drejt Parlamentit Europian, i treti më i votuari te Demokracia

Sipas projeksioneve të Ministrisë së Brendshme, shtatë parti do të kenë eurodeputetë në Parlamentin e ri Europian. Aktualisht janë numërur 87 për qind e votave dhe sinjalet janë se Beleri mund të jetë eurodeputet.

Sipas mediave greke, në Himarë ka plasur festa. Bashkëpunëtorët e Belerit thanë për median greke se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të japë sot një mesazh nga burgu, ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se e sotmja është një natë e madhe gëzimi për qytetin.

Ka siguri që Fredi do të jetë eurodeputet. Është një natë e madhe për Himarën. Ky është një shfajësim i Belerit, për betejat e përjetshme të gjithë helenizmit. Historia është shkruar me shkronja të arta”, u shpreh ai.

Por nëse Beleri zgjidhet eurodeputet atëherë do të rindizet konflikti Tiranë-Athinë. Greqia do akuzojë vendin tonë se mban në burg një eurodeputet dhe do të rritet presioni për lirimin e tij. Kandidmi i tij ishte jo i paqëllimshëm dhe duket se Athina po i hedh benzinë zjarrit.

Lini një Përgjigje