TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2024, 11:19

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtim për 5 deputetë të Berishës; Noka në krye të listës

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtim për 5

Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit të Etikës, të marrë masa disiplinore ndaj 5 deputetëve të Rithemelimit. Mazhoranca i është kthyer skenarëve të vjetër, pasi deputetët Rithemelimit u përplasën ashpër në Kuvend me mazhorancën në seancën e së enjtes.

PS ka kërkuar përjashtimin për Flamur Nokën, i cili në seancën e kaluar parlamentare u përplas me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Masë disiplinore është kërkuar gjithashtu edhe për Gazment Bardhin, Edi Palokën, Ervin Salianjin dhe Luan Baçin.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet  ditën  e sotme, datë  10.6.2024, ora 13.00,  për shqyrtimin e kësaj kërkese.

 

Lini një Përgjigje