TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2024, 08:12

Aksident i rëndë në Laç- Fushë Mamurras, humb jetën 43-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Laç- Fushë Mamurras, humb
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Laç- Fushë Mamurras.

Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

fushë-mamurras aksident me vdekje

Lini një Përgjigje