TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2024, 09:10

Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet shqiptari në Britaninë e Madhe

Shkruar nga Pamfleti

Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës në Itali, është arrestuar në Britaninë e Madhe.

Besnik Zekthi, 42 vjeç, ka dalë dje para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit për të nisur procedurat e ekstradimit drejt Italisë.

Zekthi nuk pranoi të ekstradohej dhe u dërgua në paraburgim përpara një seance tjetër këtë muaj ku do të shqyrtohet një kërkesë për lirimin me kusht.

“Një numër i madh i të dënuarve dhe kriminelëve të dyshuar shqiptarë që kërkohen në Itali janë arrestuar në Britaninë e Madhe për ekstradim vitet e fundit.

Rrjetet shqiptare të krimit të përfshirë në furnizimin me kokainë, me lidhje me kartelet e furnizuesve në Amerikën e Jugut, kanë punuar me mafien italiane për shpërndarjen e drogës dhe lëvizjen e saj nëpër Evropë.

Historikisht, bandat e krimit shqiptarë kanë përdorur gjithashtu pasaporta dhe dokumente identiteti italiane për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vitin e kaluar gjenerali Pasquale Angelosanto, komandant i një njësie speciale të Karabinierëve që lufton rrjetet e ndryshme mafioze të Italisë, tha se mafia e fuqishme italiane Ndrangheta po bashkëpunonte me bandat shqiptare për të fituar miliarda euro në vit duke importuar kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë”, raporton media britanike Express.

Lini një Përgjigje