TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2024, 07:14

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset “Noja” i videos së famshme

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset
Ndue Preka

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e të dielës në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se i plagosuri është shtetasi Ndue Preka, të cilin një person ende i paidentifkuar e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë teksa po ecte në këmbë.

Autori mësohet se ka qëlluar 3-4 herë me pistoletë, por vetëm një plumb e ka kapur Ndue Prekën në kënbë, teksa një plumb ka kapur edhe një makinë të parkuar.

I plagosuri është transportuar në spital, teksa mësohet se nodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka ikur në drejtim të paditur pas krimit.

Ndue Preka u bë i njohur para disa vitesh, për shkak të një video që bëri xhiron e rrjetit. Në pamje shfaqej Margarita Gjoni, e cila në atë kohë u arrestua nga Policia e Shkodrës, duke dhunuar barbarisht shtetasen Brisilda Rroku, pasi kishte marrë vesh se kjo e fundit kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, i cili ishte Ndue Preka, teksa në video ajo i referohej me emrin “Noja”.

plagoset “noja” të shtëna me armë zjarri në shkodër

Lini një Përgjigje