
Pak minuta më parë një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit. Bëhet me dije se janë plagosur dy persona, ku njeri është në gjendje të rëndë.
Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit. Fillimisht dy të pasosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.
Njeri pritet të shkojë drejtë Tiranës. Ky aks rrugur është burim i shpeshtë aksidentesh. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje