TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2024, 16:04

Aksident i rëndë, 32-vjeçarja shqiptare përplas për vdekje italianin

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë, 32-vjeçarja shqiptare përplas për
Massimo Tabaço

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një shqiptare ka goditur për vdekje një 47-vjeçar italian.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, pak para orës 7:00, në via Emanuele Filiberto, në periferi të qytetit.

Viktima është identifikuar si Massimo Tabaço me origjinë nga Aprica, por që prej kohësh jeton në Inzago me familjen e tij.

47-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi u përplas nga një furgon, që drejtohej nga një vajzë shqiptare 32-vjeçare.

Kjo e fundit është transportuar në spital për shkak të traumave dhe gjendjes së rënduar emocionale, ndërsa automjeti që drejtonte pas aksidentit që i mori jetën 47-vjeçarit, është përplasur edhe me një pemë.

Drejtueses së mjetit i janë sekuestruar automjeti dhe celulari i saj dhe do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike.

Lini një Përgjigje