Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Sllovë të Dibrës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, ndërsa të plagosurit me iniciale E.L dhe E.B janë dërguar menjëherë drejt spitalit.
Mësohet se të aksidentuarit, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje