TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2024, 15:50

Strehoi 22 emigrantë të paligjshëm në banesë, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër; në kërkim 3 kosovarë

Shkruar nga Pamfleti

Strehoi 22 emigrantë të paligjshëm në banesë,

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka ndihmuar 22 emigrantë për t’i kaluar ilegalisht jashtë kufirit, kundrejt pagesës.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim 3 kosovarë, pasi bashkëpunonin me 44-vjeçarin.

44-vjeçari me inicialet A.L. strehoi në banesën e tij 22 emigrantët që vinin nga vendet e treta, ndërsa tre kosovarët e identifikuar me inicialet A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç të shpallur në kërkim akuzohen si bashkëpunëtorë të 44-vjeçarit.

Sipas policisë, është sekuestruar një automjet tip “Benz” me targa kosovare që do të përdorej për të kaluar emigrantët ilegalisht jashtë kufirit shqiptar.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVKM Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për një rast të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Danubi 9”. 

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi A. L., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh. 

Ky shtetas kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët do t’i ndihmonte, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.  

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit: A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç, të tre  banues në Gjilan, Kosovë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje