Durim Bami, një nga emrat më të kërkuar të bostës së krimit është arrestuar në Dubani ditën e sotme, 12 qershor.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit.
“Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, Durim Bami, 45 vjeç”, thuhet në një njoftimin e policisë për mediat.
Më datë 15 Maj të këtij viti, Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj Bamit masën arrest me burg. Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale, si sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, grup i strukturuar kriminal, kultivim i bimëve narkotike dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.
Sipas dosjes së SPAK, Durim Bami akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin, si dhe rezultonte i përfshirë në kultivimin e kanabisit në Tapizë të Niklës. Nga ana tjetër, po sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Durim dhe Valter Bami ishin në ndjekje nga 16 persona të tjerë të cilët kërkonin për t’i vrarë.
Ai do të ekstradohet drejt vendit tonë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurise “Arrest me burg”, për Bamin.
Kush është Durim Bami?
Durim Bami njihet nga të gjithë si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Banit i kanë vënë ekspoliz në makinën e tij tip “BMË X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime. Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. Pas arrestimit ai tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.
Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami u hetua për vrasjen e Artan Santos, dhe rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën.
Sigurisht që në lojë ishin interesa që ndërthurnin politikën, biznesin dhe botën e krimit, të kontraktuar për ta kryer këtë vrasje. E pikërisht emrat që kishin dijeni dhe sipas informacioneve ishin direkt të përfshirë në këtë ngjarje, ishin edhe disa personazhe të dosjes ‘Metamorfoza 3’. Asokohe ‘Banda e Niklës’ u vu nën akuzë dhe siç konstatohet në dosjen hetimore, dy prej pjesëtarëve të këtij grupi janë mbajtur nën vëzhgim. Bëhet fjalë pikërisht për Durim Bamin dhe Marklen Hakën. Më pas, policia ushtroi kontrolle edhe në një zonë të njohur si baza e disa prej personazheve më të lakuar të botës së krimit, ku ishte e qartë se të implikuar ishin personazhe që e njihnin mirë territorin.
Referuar dosjes hetimore, prokuroria ka pasur të dyshuar edhe ‘Mbretin e lojërave të fatit’, Ervis Martinajn. Gjatë kontrolleve në disa magazina në zonën e Fushë-Kuqes, u gjetën dy skafandra, që u dyshua se i përkisnin ekzekutorëve të Artan Santos. Disa familjarë të Martinajt u shoqëruan dhe u morën në pyetje, por u lanë të lirë dhe prokuroria mbylli hetimet për Ervis Martinajn duke mosprovuar implikimin e tij në këtë ngjarje.
U mor në pyetje edhe Kujtim Çela, vëllai i baronit të drogës Gëzim Çela. Dhjetëra forca policie zbarkuan në Fushë-Kuqe duke ushtruar pika kontrolli pas dyshimeve se vrasësit e Santos u strehuan aty.
Sipas informacioneve zyrtare, personi që ka kryer qitjen është rrëmbyer dhe më pas është zhdukur. Bëhet fjalë për Enver Stafukën, një personazh i përfshirë në dhjetëra vrasje. Ishin pikërisht familjarët e Enver Stafukës që bënë përgjegjës kryesor Durim Bamin për zhdukjen e tij. Bami njihet si një prej krerëve të bandës së Niklës. Policia e di që Durim Bami është “shef kuadri dhe bankier” i bandës së Niklës, ku bën pjesë edhe fisi Rraja por e la të arratiset. Bami i Tom Doshit, pasurohet me të ardhura nga “biznesi” që bënë me kobure, dinamit, kërcënime, trafiqe, gjobvënie, plaçkitje pasurish dhe si bosi i vrasjeve me pagesë. Enver Stafuka ishte pjesëtar i bandës së Niklës, me shef Durim Bamin.
Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, Fushë-Kuqja nuk ka qenë bazë e vetëm Ervis Martinajt, por edhe e Durim Bamit. Ky personazh kishte nën patronazh një grup qitësish nga zona e Fushë-Kuqes e deri në Nikël të cilët i trajnonte në një moshë fare të re.
Pas përgjimeve të SKY në dosjen ‘Metamorfoza 3’ duket se dosja e Santos është rikthyer sërish në tavë të nxehtë, ku disa personazhe mjaft të njohur të politikës dhe biznesit janë trembur nga frika se do të digjen. /Pamfleti
Lini një Përgjigje