TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2024, 16:22

Aksident i rëndë në bypassin e Vlorës, një i vdekur dhe një i plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në bypassin e Vlorës, një i vdekur dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në bypassin e Vlorës, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një mjet tip fuoristradë, me këtë të fundit që ka përfunduar e kthyer përmbys dhe ka bllokuar qarkullimin në dy krahët e rrugës.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që polica mësohet se ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Bypassin e Vlorës, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje