TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2024, 17:02

Sekuestrohen 30 kg drogë, automjete, prona dhe armë/ Arrestohen 14 persona në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen 30 kg drogë, automjete, prona dhe armë/ Arrestohen 14

Policia italiane ka arrestuar 14 persona pas akuzave për përfshirje në trafikun e drogës. Hetimet nisën në tetor të vitit 2021, pas raportimeve për trafik droge në Mestre të Italisë.

Polica kapi dhe sekuestroi 30 kg drogë ndërsa arrestoi 14 persona: shqiptarë dhe italianë, ku 12 u dënuan me burg dhe 2 në “arrest shtëpie”.

Gjatë kontrolleve u sekuestrua një lokal, një godinë, tokë, tre automjete dhe tre armë. Policia sekuestroi 30 kilogramë kokainë dhe 1.5 kilogram heroinë.

Pamjet filmike të zonës zbuluan veprimet e grupit kriminal. 

Policia filloi hetimet nga sekuestrimi i pasurisë ndaj të dyshuarve. Një nga subjektet, veçanërisht, ka shfaqur një disproporcion të qartë midis sasisë së parave dhe pasurive në pronësi dhe të ardhurave të deklaruara.

Të arrestuarit janë nën hetim për veprën penale të trafikut të drogës.

Lini një Përgjigje