TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2025, 12:24

‘Skifteri’ egjiptian vjedh lokale e magazina në Krujë, kapet nga policia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

‘Skifteri’ egjiptian vjedh lokale e magazina në Krujë,

Një shtetas egjiptian është arrestuar nga policia e Krujës, pasi dyshohet autor i vjedhjeve në këtë zonë.

Sipas një njoftimi zyrtar, si rezultat i një pune të organizuar dhe në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël.

Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:

• më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;

• më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Lini një Përgjigje