
Dy kushërinj janë arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi kanë goditur me sende të forta një person.
Enea Zhuri dhe Marjo Zhuri, 35 dhe 31 vjeç janë dy familjarët e prangosur sot nga blutë, ndërsa ngjarja ka ndodhur dje në lagjen “Gafurr Muço”.
“Ditën e djeshme, pas njoftimit të marrë se në një lokal në lagjen “Gafurr Muço”, 2 shtetas kanë ushtruar dhunë ndaj një tjetri, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të dyshuar. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit E. Zh., 35 vjeç dhe M. Zh., 31 vjeç, banues në fshatin Qerret i Ri.
Sipas dinamikës dhe hetimeve paraprake rezulton se për motive të dobëta ata kanë goditur me grushte dhe sende të forta A. Gj., 52 vjeç, banues në fshatin Jeta e Re, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe pa rrezik jete.
Hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore, për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje