TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2025, 11:42

Kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 51-vjeçari në Mirditë

Shkruar nga Pamfleti

Kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për 22 bimë kanabis.

Bimët u gjetën gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, ndërsa u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Bisakë, një 51-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional ‘Koordinata’, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Autori i dyshuar, shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që operacioni “Koordinata” vijon intensivisht në të gjithë vendin, me synimin për të goditur çdo rast të kultivimit të kanabisit", bën me dije Policia.

Lini një Përgjigje