TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Janar 2026, 14:15

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur rëndë; 27-vjeçari niset me urgjencë për Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur rëndë;
Foto Ilustrim

Një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorim të thikës, duke lënë dy persona të plagosur në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 të qytetit.

Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, të dy kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe Enea Qorri, i cili sipas policisë rezulton me precedentë penalë.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

sherr në sarandë me thika

Lini një Përgjigje