
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Kallm, pranë mbikalimit të autostradës.
Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti.
Raportohet se 2 personat janë plagosur lehtë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca dhe policia, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje