
Gjykata italiane ka lënë në burg një 44-vjeçar shqiptar të arrestuar pak ditë më parë me një sasi të konsiderueshme droge, me qëllim trafikimi.
I aarestuar është shqiptari me inicialet B.J., pa leje qëndrimi, i cili do mbetet në burg deri në fund të hetimeve. Ai u kap në zonën e Vasto Marino (Abruzzo).
44-vjeçari u arrestua nga policia mëngjesin e të dielës për posedim të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen e tyre.
Gjatë kontrollit iu gjetën rreth 1 kg kokainë dhe hashash, shuma parash në valutë, mjete që shërbenin për aktivitetin e paligjshëm dhe telefoni. Sipas hetuesve, droga ishte e fshehur në tualetin e shtëpisë, por nuk i shpëtoi kontrollit të agjentëve.
Gjyqtarja e Hetimeve Paraprake, Anna Rosa Capuozzo, konfirmoi arrestimin dhe hodhi poshtë kërkesat për masa alternative ndaj paraburgimit të bëra nga avokatët e tij mbrojtës, Pino Sciarretta dhe Alessandro Orlando.
Kërkesat e prokurores Miriam Manfrin u miratuan dhe hetimet po çohen më tej, me qëllim zbardhjen e rrjetit të trafikut.
Lini një Përgjigje