TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Janar 2026, 09:50

Aksidenti në Shkodër/ Arrestohet shoferi, si paraqitet gjendja e 3 të plagosurve

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Shkodër/ Arrestohet shoferi, si paraqitet gjendja e 3

Një aksident rrugor ndodhi pasditen e djeshme në urën e Spatharit në Vaun e Dejës, ku një automjet përfundoi në liqen.

Policia njoftoi se ka arrestuar shoferi i automjetit, shtetasi Zef Buçaj 32 vjeç. Mësohet se ai ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Ndërkohë, nga aksidenti mbetën të plagosur tre persona, ku drejtuesi i automjetit dhe 24-vjeçari Ndok Çokaj, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa Arol Nikaj, 22 vjeç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.  

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës", njoftoi policia e Shkodrës. 

Lini një Përgjigje