TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Janar 2026, 11:18

Dosja ‘Plumbi i Artë’/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e Nuredin Dumanit

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘Plumbi i Artë’/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e Nuredin

Sot në GJKKO është mbajtur seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”. Seanca u shty për shkak të mungesës së një prej të pandehurve të çështjes, Nuredin Dumani.

Avokati mbrojtës i të pandehurit Gentian Sharra, kërkoi prezencën e të penduarit të drejtësisë Dumani, me qëllim ballafaqimin e deklaratave mes palëve. Nuredin Dumani nuk ka qenë i pranishëm në seancat e fundit gjyqësore.

“Kërkojmë shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, duke qenë se jemi në fazën e dhënies së deklarimeve nga ana e të pandehurit Henrik Hoxha. Në këtë mënyrë mund të bëhet ballafaqimi mes këtyre dy personave”, tha avokati Sokol Hazizaj.

SPAK e kundërshtoi këtë kërkesë me argumentin: Nuk jemi përballë kundërthënieve, në këto kushte kërkesa nuk qëndron. I kërkojmë gjykatës rrëzimin e saj.

Gjykata e Posaçme vlerësoi se nuk ndodhemi përpara kushteve ligjore për të bërë shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, megjithatë tha se do të shprehet më vonë lidhur me këtë kërkesë. Seanca e radhës u caktua më datë 3 shkurt në orën 10:00.

Lini një Përgjigje