
Transferohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, kalimtari i cili u plagos trë ditë më parë në sherrin mes babit dhe të bijës.
Sipas familjarëve të tij, Onard Memlika ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit të Traumës.
I riu mbeti i plagosur pasi ndërhyri në sherrin mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij 24-vjeçare, e cila po ashtu mbeti e plagosur. Ai ishte vetëm një kalimtar i rastësishëm që u përpoq të shuante sherrin, por fatkeqësisht mbeti vetë i plagosur.
Në njoftimin zyrtar, policia e Durrësit njoftoi të hënën, se të dy të plagosurit ishin në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën, por duket se me kalimin e ditëve gjendja e 35-vjeçarit është përkeqësuar.
Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 56-vjeçarin Mikel Ndoj. Ai u arrestua pasi plagosi me thikë vajzën e tij, Xhesika, pranë vendit të saj të punës në Durrës.
Lini një Përgjigje