TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2026, 16:21

Sarandë/ U plagos gjatë sherrit ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili, 31-vjeçari dorëzohet në polici!  

Shkruar nga Pamfleti

Sarandë/ U plagos gjatë sherrit ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili,

Bëhet fjalë për Kostandin Vogli, 31 vjeç, banues në Shën Vasil të Himarës...

Një nga personat që u plagos në përplasjen që solli vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili mbrëmjen e djeshme në Sarandë, është dorëzuar ditën e sotme në polici.

Bëhet fjalë për Kostandin Vogli, 31 vjeç, banues në Shën Vasil të Himarës. Vogli është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë, pasi rezultonte me një plagë me armë zjarri në këmbë.

Gjatë qëndrimit në spitalin e Sarandës, Vogli është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërkohë që pritet të transferohet drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar por edhe për çështje sigurie.

31- vjeçari dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjecarin Tori Ruci dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur Rucin në lokalin e 66-vjecarit Rexhep Ismaili.

Pikërisht aty ka shpërthyer konflikti fizik ne sende të forta që ka degjeneruar më pas në shkëmbim zjarri mes palëve. Mendohet se Vogli është plagosur nga të shtënat me kallashnikov nga Rexhep Ismaili, çka detyroi më pas një prej të rinjve të hapte zjarr me pistoletë duke e vrarë atë.

Kostandin Vogli rezulton person me precedentë penalë për “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që në gusht 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike” por nuk dihet nëse ka kryer dënim për këto vepra.

sarandë 31-vjeçari

1 Komente

  1. L
    LIRIA

    Sa i ngjan Berishovicit, me ato gishtat

    Lini një Përgjigje