TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2026, 08:00

RENEA dhe FNSH aksion në Vlorë, bllokohet unaza e qytetit; 10 autoblindë dhe 40 efektivë në terren

Shkruar nga Pamfleti

Prej orëve të para të mëngjesit, RENEA ka qenë në monitorim të zonës me dron. Rreth 40 efektivë janë ende në terren.

RENEA dhe FNSH aksion në Vlorë, bllokohet unaza e qytetit; 10
RENEA ka bllokuar Unazën e Vlorës

Ditën e sotme një aksion policie po zhvillohet në Vlorë në lagjen e Ujit të Ftohtë për goditjen e një grupi të rrezikshëm kriminal.

10 autoblindë të forcave RENEA, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë rrethuar një pallat.

RENEA ka bllokuar Unazën e Vlorës, rrugën paralele me lungomaren.

Prej orëve të para të mëngjesit, RENEA ka qenë në monitorim të zonës me dron.Rreth 40 efektivë janë ende në terren.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar shtatë urdhër-arreste në kuadër të një hetimi për krime të rënda.

Mes personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë edhe Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj.

Nga personat e përfshirë në këtë operacion, dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë.

Flodian Plaku akuzohet për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja në mars 2024, në Larushk të Fushë-Krujës.

Kush është “Pole Qorri”, i arrestuar sot për vrasjen e Gentian Bejtes?

RENEA dhe FNSH aksion në Vlorë, bllokohet unaza e qytetit; 10

Flodjan Plaku i njohur me nofkën “Pole Qorri”, u arrestua teksa shijonte diellin dhe ujin e plazhit të Orikumit në gusht të 2025. I njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani apo edhe  ai është i dyshuar për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas (djathtas në foto) më 15 mars të vitit të kaluar në Fushë Krujë.

41-vjeçari nga Vlora, u kap në një hotel në Orikum nga Forcat Operacionale, në një operacion ku morën pjesë efektivë të shumtë të drejtuar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës.

Në momentin e ndalimit atij i janë gjetur me vete 2 armë zjarri, të cilat janë sekuestruar. Po ashtu, sipas të njëjtave burime gjatë operacionit mësohet se janë ndaluar 7 persona të tjerë.

Flodian Plaku është një emër i njohur për drejtësinë. Ai rezulton si i përfshirë në trafikun e drogës, nga Vlora drejt Italisë. Ai u arrestua në vitin 2019 në Vlorë bashkë me disa persona të tjerë. Ai akuzohej se dërgonte drejt Italisë gomone të mbushura me kanabis.

Sipas hetimeve ato ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Më pas droga shpërndahej nëpërmjet korrierëve nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes. OFL e procedoi gjithashtu për pasuritë e paligjshme 4 vite më parë në kuadër të Ligjit Antimafia. 

Si u vra Gentian Bejtja

Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi dhe Itali, por kohët e fundit dyshohej se fshihej në Dubai. Ai akuzohet si një nga tre personat që hapën zjarr ndaj ish-policit Gentjan Bejtja, në Larushk të Fushë-Krujës, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve.

Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e rivalitetit dhe përplasjeve mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës të drejtuara nga Ervis Martinaj, Indrit Dokle dhe Durim Bami. 4 ditë pasi u vra Gentjan Bejtja, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç.

Për ta u tha se dyshoheshin se kishin marrë pjesë në krim si bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes autorët dogjën makinën e krimit së bashku me armët dhe u larguan me një tjetër automjet. Më 9 maj të këtij viti, Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen ndaj tyre.

renea ka bllokuar unazën e vlorës

Lini një Përgjigje