TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shkurt 2024, 09:15

Tentuan të vrasin një 29-vjeçar në Kavajë, arrestohet nënkomisari i Policisë së Durrësit; shpallet në kërkim i biri

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të vrasin një 29-vjeçar në Kavajë, arrestohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë nënkomisarin e Policisë Durrës, Kastriot Gjongecaj dhe kanë shpallur në kërkim djalin e tij Denis Gjongecaj.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Babë e bir ditën e djeshme në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. 

Efektiv i policisë së Durrësit dhe djali i tij, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta me një 29-vjeçar, qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte 29-vjeçari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:25. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Në një njoftim për mediat, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) tha se ka vënë në pranga punonjësin e policisë, N/Komisar Kastriot Gjongecaj, ndërsa djali i tij 24-vjeçar, Denis Gjongecaj, është shpallur në kërkim.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar Kastriot Gjongecaj, me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim Denis Gjongecajn, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”. Arrestimi i N/komisar Kastriot Gjongecaj u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me Denis Gjongecajn, 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte Kiti Kazazi, 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje