
Detaje të reja kanë dalë nga lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku mbeti i plagosur, shtetasi Selami Brahimi.
Polica njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “ 10 Korriku", të Shkodrës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Citoren”, në pronësi të Brahimit.
Ndërkohë mësohet se grupi hetimor ka vajtur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Gjithashtu mësohet se po kqyren kamerat dhe po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku", Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Lini një Përgjigje