TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2024, 16:40

Rrëmbyen 58-vjeçarin për pazare droge, arrestohen 2 shqiptarët në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbyen 58-vjeçarin për pazare droge, arrestohen 2

Policia belge ka dhënë detaje nga hetimi lidhur me një ngjarje të rëndë që mund të ketë lidhje me trafikun e drogës.

Të përfshirë janë 2 shqiptarë, ndërsa faktet datojnë nga 9 nëntori i vitit të kaluar.

“Në momentin që një 58-vjeçar nga Willebroek doli nga makina e tij, ai u sulmua nga dy persona të armatosur dhe të maskuar. Viktima u spërkat me një substancë në sytë e tij dhe të dy u përpoqën ta tërhiqnin zvarrë viktimën në një furgon matanë rrugës,” thotë zëdhënësi Kato Belmans i zyrës së prokurorit publik të Antwerp.

Plani i tyre dështoi plotësisht. 58-vjeçari ka arritur të çlirohet, ndërsa autorët janë larguar menjëherë. Policia ka mundur të arrestojë të dyshuarin e parë. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar shqiptar.

Kur policia federale gjyqësore kontrolloi furgonin e të dyshuarve, rezultoi se viktima mund të kishte pësuar më keq. Të dyshuarit mund të kenë planifikuar ta torturojnë atë.

“Në zonën e ngarkesave, policia gjeti një karrige, rripa kolson, një kordon, shirit ngjitës, një çekiç dhe një thikë”, tha Belmans.

Policia hapi menjëherë hetimet dhe arrestoi të dyshuarin e dytë.

“Gjatë kontrollit të banesës, u arrestua një 33-vjeçar shqiptar me banim në Bonheiden”, shtoi Belmans.

Dhoma e këshillit në Mechelen konfirmoi arrestimin e tij të martën. Të dyshuarit të parë, më herët i është konfirmuar arrestimi nga dhoma e këshillit.

Ende është e paqartë nëse arsyeja e tentativës për rrëmbim dhe torturat e mundshme mund të gjendet në ambientin e drogës.

“Hetimi nga policia gjyqësore federale (FGP) Antwerp dhe e udhëhequr nga gjyqtari hetues në Mechelen për shkakun e saktë të fakteve do të vazhdojë”, tha zëdhënësi.

Lini një Përgjigje