TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2024, 15:23

U arrestua në Dubai, kush është Julian Meçe? 5 vite më parë i shpëtoi atentatit bashkë me Plarent Dervishajn (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua në Dubai, kush është Julian Meçe? 5 vite
Makina ku udhëtonin Meçaj dhe Dervishaj

Është arrestuar sot në Dubai një prej ish-drejtuesve të Bandës së Durrësit. Bëhet fjalë për Julian Meçen, mikun Lulzim Berishës. Ai ishte shpallur në kërkim lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. 

Julian Meçe ka qenë numri 2 i bandës së Durrësit. Adriatik Coli një nga anëtarët e  penduar të bandës, kur u arrestua tregoi në polici rolin dhe ndikimin e tij.

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Dervishajt  iu bë një atentat në  autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.

U arrestua në Dubai, kush është Julian Meçe? 5 vite

Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës  së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori  tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj mori një plumb në këmbë. 

Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.

U arrestua në Dubai, kush është Julian Meçe? 5 vite

U arrestua në Dubai, kush është Julian Meçe? 5 vite

U arrestua në Dubai, kush është Julian Meçe? 5 vite

Lini një Përgjigje