TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2024, 13:19

 Shiti disa herë të njëjtat apartamente, në pranga administratori i firmës ndërtuese në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

 Shiti disa herë të njëjtat apartamente, në pranga

Një administrator i një firme ndërtimi është arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit duke u shitur të njëjtin apartament disa herë personave të ndryshëm.

Në pranga ka rënë Sabri Shera, banues në Tiranë.

Në cilësinë e administratorit të firmës, Sabri Shera ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente.

Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, administratori i firmës ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.  

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Lini një Përgjigje