Gjykata ka lënë në burg Asqeri Mandrin, 34 vjeçarin që mbante të mbyllur gruan dhe e dhunonte.
Para togave të zeza ai ka deklaruar se kamerat i kishte vendosur në banesë për të parë gruan dhe katër vajzat, pasi jetonte jashtë shtetit.
Ai ka mohuar ta ketë dhunuar gruan, duke thënë se kanë pasur vetëm debate, ndonëse në fakt nga kamerat e sigurisë janë provuar momente kur ai e qëllon gruan.
“Kamerat i kam vendosur për të parë gruan dhe fëmijët pasi isha jashtë shtetit. Kemi patur debate por jo dhunë. Sherr sipas tij pasi gruaja i thoshte që të ikte të punonte natën si roje”, ka deklaruar ai.
Asqeri M., pasi kishte ardhur nga Gjermania kishte shfaqur sjellja dhune ndaj bashkëshortes së tij, të cilën përveçse e mbyllte në shtëpi dhe ruante me kamera, edhe dhunonte në sy të katër vajzave.
Ka qenë vetë gruaja që ka denoncuar në Polici për dhunën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Kodër Institut të Tiranës.
Lini një Përgjigje