TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2024, 12:08

"Vëlla nuk mundem më, amanet fëmijët", 41-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë në Berat pas debatit me bashkëshortin

Shkruar nga Pamfleti

"Vëlla nuk mundem më, amanet fëmijët",

 Një 41-vjeçare nga fshati Bilçë të Beratit i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, (7 shkurt 2024) ku vetë viktima Shpresa K.,pasi ka pirë fostoksinën, ka marrë vëllain në telefon dhe i ka thënë "nuk mundem më vëlla,amanet fëmijët".

Pas kësaj vëllai mbërriti menjēherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike.Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti vdekjen 15-minuta pas mbërritjes.

Mësohet se gruaja kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim K.,i cili prej një viti jeton në Senalik të Greqisë.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve,ndërkohë që në lajmërimin e vjekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit,vëllai dhe fëmijët.

Burime brenda familjes pohojnë se 41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj, pranë familjes së saj.

41-vjeçarja i jep fund jetës berat

Lini një Përgjigje