TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2024, 10:34

Tentoi të vriste ish-deputetin e PS, Armando Prenga, lihet në burg Fatbardh Ismaili

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste ish-deputetin e PS, Armando Prenga, lihet në burg

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ pa afat për 30-vjeçarin, Fatbardh Ismaili, i cili tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prenga.

Ngjarja ka ndodhur gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj dhe caktoi masën e sigurisë “Arrest në Burg”, pa afat për 30-vjeçarin Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

Si ndodhi atentati ndaj Armando Prengës?

Ish-deputeti socialist Armando Prenga më 17 Maj 2023 i ka shpëtuar një atentati me armë në aksin Laç-Patok. Ishte vetë Prenga që ka njoftuar policinë dhe ka bërë denoncimin se u qëllua tre herë me pistoletë teksa ecte me makinë nga një tjetër mjet në lëvizje. 

Ngjarja dyshohet se e ka zanafillën një ditë më parë (16 Maj 2023) në një konflikt gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 Kurbin aty ku u përplasën vëzhguesit mes të cilëve ishte dhe babai i autorit Islam Ismaili si vëzhgues i ‘Bashkë Fitojmë’, por me profesion avokat.

Sherri në KZAZ nisi për dy vota të kontestuara deri në përplasje fizike mes vëllait të Armando Prengës, Arben Prenga dhe Islam Ismailit duke u përfshirë edhe të tjerë përfaqësues të partive. Avokati Ismaili ka bërë kallëzim në polici se Prenga dhe komisioneret e PS e kanë goditur me grushte duke i ndarë policia e cila nuk ka shoqëruar asnjë nga personat e përfshirë në konflikt. Ngjarje e filmuar nga kamerat e KZAZ. Sipas dëshmisë së dhënë nga Islam Ismaili ai është kërcënuar teksa ishte duke pirë kafe që të mos merrej me fushatë se do të ketë pasoja.

 

fatbardh ismaili burg armando prenga ps vrasje ish deputet

Lini një Përgjigje