TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shkurt 2024, 22:40

Plagosje në Vlorë, qëllohet me thikë 61-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje në Vlorë, qëllohet me thikë 61-vjeçari

Një 61-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Sipas policisë, rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, shtetasi G. Sh., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. Z., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin G. Sh, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë i dëmtuari, shtetasi P. Z., ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja, shtetasi B. D.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

Lini një Përgjigje