TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2024, 18:44

Detaje nga të shtënat në Shkodër, një person i plagosur; momenti kur qytetarët vrapojnë të tmerruar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga të shtënat në Shkodër, një person i
Foto nga vendi i ngjarjes

Sulmohet me armë zjarri një automjet në Shkodër...

Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër. Sipas informacioneve më të fundit, ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se është hapur zjarr ndaj një automjeti tip “Citoren’ dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij Selami Brahimi.

Në pamjet që kanë dalë në media, shihet momenti kur qytetarët largohen të tmerruar pasi nisin të shtënat. Makina është qëlluar në pjesën e pasme dhe kjo duket se ka ndihmuar Brahimin që të mbetet lehtë i plagosur, pa pasojë për jetën.

Vetë policia ka reaguar mbi ngjarjen dhe bën me dije se sulmi ka ndodhur në një kohë kur makina ka qenë e ndaluar.

Rreth orës 17:55, në lagjen “10 Korriku", Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, tha policia.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit apo atentat i mirëmenduar. I plagosuri figuron person pa precedentë penalë dhe tani pritet marrja e tij në pyetje për të hedhur dritë. 

Lini një Përgjigje