TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2024, 18:21

Kërcet arma në Shkodër, qëllohet në drejtim të një automjeti!

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Shkodër, qëllohet në drejtim të

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Shkodrës, në lagjen “10 Korriku”. Sipas informacioneve, mësohet se është qëlluar me armë drejt një makine tip 'Citroen' e cila është në pronë të Selami Brahimi.

Motivi i kësaj ngjarje është ende i paqartë, ndërkohë që shoferi Selami Brahimi ka ngelur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor ka vajtur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorit, i cili aktualish mbetet ende i pa identifikuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku", Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

shkodër

Lini një Përgjigje